🎗️ Dita Botërore Kundër Kancerit 🎗️
♋ Së bashku mundemi! 🚴
Me rastin e Ditës Botërore Kundër Kancerit, ju ftojmë të bashkohemi në një aktivitet sensibilizues me biçikleta, për të përcjellë një mesazh të fuqishëm shprese, solidariteti dhe vetëdijesimi në luftën kundër kancerit.
📍 Takimi do të mbahet më 4 Shkurt
🕑 Ora 13:00
📌 “Sheshi i Lidhjes”, Prizren
Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e qytetarëve për kancerin, si dhe nxitjen e institucioneve dhe individëve për të ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje.
Çdo vit, miliona njerëz humbin jetën nga kanceri, ndërsa përmes ndërgjegjësimit dhe zbulimit të hershëm mund të shpëtohen shumë jetë.
Në këtë ditë të rëndësishme botërore, ne si një ndër grupet më të mëdha të çiklistëve në Kosovë dhe më gjerë, besojmë se përmes unitetit dhe angazhimit tonë mund të kontribuojmë në uljen e ndikimit global të kancerit dhe në përhapjen e mesazhit të shpresës për të gjithë ata që po përballen me këtë sfidë.
🚴♀️ Le të pedalojmë së bashku për jetën, për shpresën dhe për një të ardhme më të shëndetshme!
#ICan #WeCan #WorldCancerDay #Renesansa #Prizren














